Ka disa ditë që në rrjete sociale ka qarkulluar një video e një vajze 8-vjeçare, ëndrra e së cilës është të bëhet balerinë, por që është bullizua për peshën e saj.
Vogëlushja po merr pjesë në emisionin “T’ka mami yll”, ku juria e përbërë nga Albi Nako dhe Erjona Rusi kanë bullizuar atë, e që me pas u kritikuan nga publiku.
Një reagim të ashpër lidhur me këtë çështje e ka bërë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, e cila ka publikuar në InstaStory një kritikë publike për Albin dhe Erjonën.
Ajo i ka thënë Nakos që ka nevojë për ndihmë, pas kësaj situate.
“Pasi s’po mundem me të bërë tagg…më së pari televizionet të cilët i japin rrast “personave” si ti? Më pas një vend në juri dhe t’i bullizosh fëmijët? Femrat e të tjerë, është e tmerrshme! Ti ke nevojë për ndihmë! Askush tjetër”, ka shkruar Dafina teksa publikuar fillimisht profilin e Instagramit të Albi Nakos.
Këngëtarja më pas ka shpërndarë edhe profilin e gazetares Rusi, e cila në biografinë e saj në Instagram ka të shkruar hashtagët: feministë, udhëtare, adhuruese e librave dhe adhuruese e kafshëve.
“Të gjitha këto hashtage? Dhe këndej e bullizon një fëmijë, Erjona Rusi, seriozisht e ke?”, ka shkruar ajo.
Në lidhje më këtë Erjola ka thënë se ata nuk kanë dashur ta lëndojë 8-vjeçaren duke pohuar që ishte batutë e gabuar.
Tutje ajo shkruan se nuk i kërkon askujt falje përveç prindërve të vogëlushes.
“Liana është çokollata, karamelja, apo edhe puftja që e kam dashur që sa e pashë. Batutë e gabuar ajo që patë në emision? Patjetër që po. Por kurrsesi bullizëm. Nuk do guxoja kurrë të denigroja një fëmijë për asnjë arsye e jo më për shkak të peshës dhe nuk e kam bërë këtë”.
“Këta të fundit duan vetëm që fëmija i tyre të heqë dorë nga këto ushqime ndaj e kanë sjellë në Akademi që të bëhet më e ndërgjegjshme dhe të stërvitet”, shkruan moderatorja në reagimin e saj të gjatë, në Instagram./Insajderi.com