Këngëtari i njohur, Arditë Çuni është njëri nga banorët e ‘Big Brother VIP Albania’, i cili fillojë me 5 tetor.
Ai së fundmi ka folur edhe për emisionin “Për’puthen”, gjatë bisedës ku ishte i dënuar së bashku me Fifin, Palomën dhe Ilirin në një ambient krejt të veçantë nga pjesa e tjerë e banorëve.
Arditi së bashku me ta ka komentuar emisionin e dashurisë “Për’puthen”, saktësisht edicionin kur ishte shoqja e tij, Tea Trifoni.
Ai ka thënë së Tean e kishte shoqe dhe e dinte që gjithçka ishte me skenar aty, pasi që ajo jashtë ishte e lidhur me modelin, Beart Rexhepin.
“Unë e njoh Tean dhe e dija që në fillim që ajo ishte në një lidhje me Beartin, gjithçka aty është me skenar“, -tha Arditi.
Tea dhe Bearti i dhanë fund lidhjes së tyre vetëm disa muaj më parë, pasi sipas ish-konkurrentes raporti i tyre u bë shumë toksik.
Pas kësaj Tea ka deklaruar që është në një lidhje të re, ndërsa Bearti single./Insajderi.com