‘Big Brother VIP’ ka startuar më 5 tetor duke bërë bujë të madhe në media.
Vëmendjen më të madhe janë duke e marrë këngëtarja e njohur nga Ferizaj, Filloreta Raci-Fifi dhe ish-futbollisti, Granit Cana.
E gjithë kjo pasi që ata janë duke treguar afrimitet më shumë se sa duhet në njëri-tjetrin.
E që mund të ketë diçka më shumë se miqësi mes tyre, këtë po e dëshmon edhe shpërfaqja e xhelozisë nga ana e Fifit.
Kjo e fundit, ka qëndruar e vetme në dhomën e gjumit duke qarë dhe shpërfaqur xhelozinë që ka ndjerë për Granitin.
Ajo i thotë Granitit se po i bënë presion shumë dhe është duke i prishur punë me dikë tjetër.
“Po më duket sikur jam duke të të bërë presion shumë edhe aq shumë që jam duke të bërë presion ty edhe aq shumë që më kanë bërë presion mua, ta kam prishur ty një trip me dikë tjetër”, dëgjohet Fifi teksa i thotë Granitit, duke iu referuar banores tjetër të shtëpisë, Semi Japuajt.
Në anën tjetër, Graniti shihet duke i sqaruar Fifit situatën dhe duke i thanë që të mos e akuzojë, pasi që ai nuk ka bërë asgjë.
Ai më pas i ka kërkuar edhe Fifit që të zgjohet nga shtrati dhe të mos rri në atë mënyre./Insajderi.com