Ky është banori i parë që u largua nga “Big Brother VIP” me votat e publikut

Ky është banori i parë që u largua nga “Big Brother VIP” me votat e publikut

Moderatorja e emisionit, Arbana Osmani ka treguar emrin e njëri prej banorëve që do të largohet nga shtëpia e famshme në Shqipëri.

Banori që lë “Big Brother Vip” është Elhaid Cufi, derisa u përcoll nga banorët e tjerë me përqafime të ngrohta.

“Prezenca e tij me të vërtetë do të ndjehet në këtë edicion dhe do të kujtohet si një konkurrent i fortë”, tha Arbana gjatë kohës sa ai po përshëndetej.

Ndryshe, Sabiani, Beniada, Sheila dhe Ardit Çuni do të vazhdojnë qëndrimin në shtëpi.

Banorët e mbetur janë akoma të hapur për televotim dhe në rrezik që të jenë në radhë me banorin që sapo la programin.

Mirëpo, nuk përjashtohet mundësia që ky  ish-banor të rikthehet në program, pasi që ka qenë si opsion edhe në edicionet e kaluara të “Big Brother VIP”. /Insajderi.com