Këngëtari nga Presheva, Gold Ag duket që përveç muzikës nuk i ka lënë anash as studimet.
Kjo u bë e ditur pasi Goldi në një postim në Instagram tregoj që ka përfunduar vitin e parë të fakultetit.
“Viti i dytë”, shkroi ai në mbishkrimin e fotografisë, duke u komentuar pozitivisht nga fansat e tij.
Reperi ka nisur studimet në njërin nga kolegjet private në Kosovë dhe është duke studiuar degën e gazetarisë dhe komunikimit masiv.
Gold Ag edhe artistët tjerë ende nuk po mbajnë koncerte, pasi ato vazhdojnë të mos lejohen me aplikimin e masave Anti-COVID-19 derisa kanë zgjedhur që jasht kufijve të mbajnë ahengje e koncerte të ndryshme.
Projekti i fundit i tij është “Kukës” i lansuar tri javë më parë. Kënga deri më tani ka arritur afro 700 mijë klikime në platformën ‘Youtube’./Insajderi.com