Hilaria Baldwin, bashkëshortja e Alex Baldwin ka thyer heshtjen në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë xhirimeve të filmit, ku mbeti e vrarë Halyna Hutchins dhe u plagos regjisori Joel Souza.
Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shprehu ngushëllimet për familjen e kineastes ukraninase.
“Zemra ime është me Halynan, bashkëshortin, djalin, familjen dhe me të gjithë të dashurit e tyre. Dhe për Alec gjithashtu.
Ajo ka thënë se ‘nuk ka fjalë’ sepse është e pamundur të shprehësh tronditjen dhe dhimbjen e një aksidenti kaq tragjik. Humbje. Mbështetje”, është shprehur Hilaria.
Reagimi i saj vjen pak ditë pasi burri i saj foli për tragjedinë.
“Nuk ka fjalë për të përcjellë tronditjen dhe hidhërimin tim në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën Halyna Hutchins, një gruaje, nëne dhe kolegeje të admiruar jashtëzakonisht.”, tha ai.
Kinematografja Halyna Hutchins u qëllua për vdekje në gjoks në incidentin e së enjtes në xhirimet e filmit “Rust”.
Regjisori Joel Souza, i cili qëndronte pas saj, mbeti i plagosur. 48-vjeçari mori mjekim urgjent për një dëmtim në shpatull dhe më pas doli nga spitali.
Detaje të mëtejshme të hetimit të policisë u publikuan të premten kur u dorëzua një urdhër kërkimi në një gjykatë në Santa Fe, New Mexico./Insajderi.com