Tanimë programi më i shikuar në Top Channel “Big Brother Albania”, filloi transmetimin në fillim të muajit Tetor.
Pjesë e shtëpisë më të famshme janë 13 personazhe të njohura nga pjesë të ndryshme të showbiz-it:
Tani kanë kaluar ca kohë dhe ne njohim të gjithë banorët pasi që janë nën vëzhgim dhe transmetim të kamerave 24/7.
I vetmi banor që ka lënë shtëpinë deri më sot është Elhaid Cufi, i cili nuk kishte fatin të ketë një biletë kthyese, si Ardit Çunit.
Në spektaklin që do të transmetohet mbrëmjen e sotme do të ketë hyrje të reja. Pritet që do të jenë 2 emra të njohur të estradës që do t’i bashkohen shtëpisë.
Një ndër ta është bukuroshja shqiptare Beatrix Ramosaj, e cila nuk mundi të fillojë rrugëtimin e saj nga fillimi i spektaklit pasi ishte në një betejë me Covid-19.
Banorja tjetër që do të hy në “Big Brother VIP” është fashion-blogerja, Sarah Berisha. Ajo është mjaft aktive në rrjetet e saj sociale, ku paraqet stilin e saj të modës.
Sa i përket jetës brenda shtëpisë, banorët e reality show-t më të ndjekur në Shqipëri kanë thyer rregullin kryesor, atë të transparencës me publikun, dhe kështu janë ndëshkuar nga “Big Brother VIP”.
Personazhet VIP kanë fikur herë pas here mikrofonin apo i kanë pëshpëritur njëri-tjetrit për të mos i dëgjuar askush, mirëpo ky veprim do të dënohet.
“Big Brother VIP” ka vendosur që të vendos në nominim çdo banor sot si ndëshkim për veprimet e tyre. /Insajderi.com