Donaldi dhe Semi e ‘shtyjnë’ Granitin të distancohet nga Fifi

Donaldi dhe Semi e ‘shtyjnë’ Granitin të distancohet nga Fifi

Raporti i këngëtares nga Ferizaj, Fifi dhe futbollistit, Granit Cana është duke bërë gjurmë të madhe në media.

E gjithë kjo pasi që dyshja janë deklaruar që janë shokë, por ata vazhdojnë që të xhelozojnë njëri-tjetrin.

Ishte konkurrentja e njohur, Semi, ajo e cila i ka sugjeruar atij të shkëputet nga afërsia me Fifin, ku edhe tha se ajo ka marrë përfitime pasi ka vendosur të distancohet nga Donaldi.

Ajo tha se këtë gjë e kishte bërë me Donaldin dhe tashmë është shumë me e qetë.

“Edhe unë gjykohesha shumë, nuk isha e qetë derisa erdhi Bora. Tani jam pak më e qetë dhe jam distancuar pak nga Donaldi, këtë gjë ta surgjeroj edhe ty”, tha Semi.

Gjithashtu edhe Donaldi i sugjeroi Granitit të njëjtën gjë, aq më tepër që Graniti nuk e njihte Fifin më parë siç njihej ai me Semin.

“Unë këtë vajzën e njihja jashtë, ti Fifin nuk e njeh. Për këtë duhet të jesh më i lirë”, tha Donaldi.

E gjithë kjo bisedë ndodhi pasi Fifi ka kërkuar nga Graniti që të mos komunikojë në mes vete./Insajderi.com