Fifi flet për dashurinë jashtë BBV: Nuk mundem me qenë me të, por unë e dua

Fifi flet për dashurinë jashtë BBV: Nuk mundem me qenë me të, por unë e dua

Këngëtarja nga Ferizaj, Filloreta Raçi-Fifi është njëra ndër emrat më të përfolur në shtëpinë me të famshme në Shqipëri.

Kjo pasi që ajo që nga hyrja ka treguar gjëra nga jeta e saj profesionale por edhe private.

Ajo së fundmi në një bisedë me aktoren Arjola Demiri ka folur për dashurinë jashtë BBV duke e konsideruar si pikën e dobët dhe si të tillë nuk mund të qëndrojnë bashkë.

“Më ke thënë që e pëlqen shumë”, ka nisur biseda mes dy artisteve nga Arjola teksa Fifi ka vazhduar të tregoj për atë që ndjen.

“Nuk mundem me qenë me të. Unë nuk e pëlqej atë, unë e dua. Ai është pika ime e dobët në jetë. Si flas me të, si rri me të, si sillet me mua, si më ruan. Vetëm njëherë jemi përlarë”, u shpreh Fifi.

Fifi ka thënë se për të ai është mashkulli që e motivon atë.

“Vetëm ai di si të më sfidojë në çdo aspekt. Ai është tamam burrë. Unë ia dua edhe defektet. Ai njeri është motiv. Unë nuk mundem me qenë me të”, vazhdoi më tej 27-vjeçarja.

Në anën tjetër,  brenda shtëpisë ajo shprehu hapur një pëlqim për ish-futbollistin Granit Cana, por që dyshja janë shprehur që janë vetëm shokë./Insajderi.com