Gold AG dhe bashkëshortja e tij, Ermira Shkodra, u bënë prindër për herë të parë nëntorin e kaluar.
Me 28 nëntor të këtij viti reperi ka paralajmëruar që do t’i kushtojë një këngë djalit të tij.
Kjo këngë do të jetë e vizualizuar me videoklip e që protagonist do të jetë djali i tyre, Guerili.
Siç duket kjo do të jetë hera e parë që fansat do ta shohin atë pasi dyshja deri më tani e kanë mbajtur me fanatizëm larg syrit të publikut.
Së fundmi partnerja e artistit nga Presheva ka bërë një pyetësor në Instagram, gjersa të shumta kanë qenë pyetjet rreth djalit të tyre.
“E keni bërë bajat mos me ia qit fytyrën djalit”, ka qenë një nga pyetjet që i është parashtruar.
“Për gjithçka ekziston hera e parë. Më 27 nëntor prite po ta bëjmë qejfin”, u përgjigj ajo.
Një tjetër ndjekës i është drejtuar po ashtu me të njëjtën pyetje, se përse nuk po ia shfaqin fytyrën, ku ajo ka thënë se nuk e kanë parë të arsyeshme.
“Guerilin e ruan All-llahu, jo ne, vetëm se nuk e kemi parë të arsyeshme ne si prindër që ta ia publikojmë”, tha më tej ajo./SHQIP.com