Kanye ‘Ye’ west ka folur për fpër martesën e tij dhe planet për t’u rikthyer me Kim Kardashian në paraqitjen në Los Angeles përpara Ditës së Falënderimeve.
Reperi 44-vjeçar beson se do të ribashkohet me Kim Kardashian, pavarësisht romancës së saj me Pete Davidson.
“Rrëfimi që Zoti dëshiron është të shohë se ne mund të shpengohemi në të gjitha këto marrëdhënie. Ne kemi bërë gabime. Unë kam bërë gabime,” pranoi Kanye.
Fituesi i Grammy shtoi: “Unë kam bërë publikisht gjëra që nuk ishin të pranueshme si bashkëshort, por tani sot, për çfarëdo arsye – nuk e dija se do të isha para këtij mikrofoni – por jam këtu për të ndryshuar historinë.”
Më tej ai tregoi se ka besim në Zotin se do të kthehet në shtëpi te gruaja dhe fëmijët e tij, duke thënë se ndarja është vepër e djallit.
“Nëse armiku mund ta ndajë Kimye, do të ketë miliona familje që mendojnë se ndarja është në rregull,” tha ai, “por kur Zoti të bashkojë Kimye, do të ketë miliona familje që do të ndikohen për të parë se ata mund të kapërcejnë punën e ndarjes, të traumës që djalli ka përdorur për të kapitalizuar për t’i mbajtur njerëzit në mjerim, ndërsa njerëzit shkelin njerëzit e pastrehë për të shkuar në dyqanin Gucci, “përfundoi ai.
Kardashian bëri kërkesë për t’u divorcuar nga Ye në shkurt të këtij viti, dhe thuhet se ajo tani ka nisur romancën me Pete Davidson.
Ata u panë gjithashtu të kapur për dore në një xhiro në Knott’s Scary Farm në Kaliforni më 29 tetor, duke ndezur thashetheme për marrëdhënie./Insajderi.com