Semi: Donaldi ose po bën lojë me Beatrixin, ose ka bërë me Borën

Semi: Donaldi ose po bën lojë me Beatrixin, ose ka bërë me Borën

Spektakli i sotëm i Big Brother VIP ka filluar me diskutime për raportin mes Donaldit dhe Beatrixit.

Kjo pasi për  publikun është shfaqur një klip ku dyshja kanë folur në dhomën e rrëfimit për njëri tjetrin dhe për raportin në mes tyre.

Në lidhje me këtë situatë është deklaruar edhe këngëtarja, Semi e cila është shoqja e ish të dashurës së Donaldit, Bora Zemani.

Ajo tha se Donaldi ose është duke bërë lojë me Beatrixin tani ose ka bërë lojë me Borën.

Ajo më tej, tha se nuk ka mundësi që Donaldi të ketë ndryshuar për një kohë kaq të shkurtër, e gjithë kjo pasi ai kohë më parë i kishte thënë Borës në takim të dua.

Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj

Donaldi tha se ai nuk dëshiron ta ndrydhë më veten aty brenda, dhe se dalja e Semit e ka ndihmuar shumë.

“Mes nesh ka pasur kimi që nga fillimi. Nuk dua ta ndrydhë më veten për askënd”, ka thënë ai.

Ndërsa, Beatrix ka thënë së rreth Donaldit i merret fryma dhe ai e ka timonin në duar.

“Ai e ka timonin në dorë. Po më tha ai hidhu unë do hidhem. Më merret fryma rreth tij”, u shpreh këngëtarja./Insajderi.com