Arbana Osmani ka një mesazh për Bora Zemanin

Arbana Osmani ka një mesazh për Bora Zemanin

“Nuk po i rezistojnë njëri tjetrit” është fraza që u përdorur nga banorët të cilët thonë që Donaldi dhe Beatrix kanë pëlqim njëri për tjetrin.

E gjithë kjo pasi dyshja janë parë duke bërë dush prap bashkë e një gjë të tillë e kishin bërë edhe ditë më parë.

E një situatë e tillë është duke e prekur edhe moderatorën, Bora Zemani, e cila është ish e dashura e Donaldit.

Mbrëmë gjatë spektaklit emri i Borës u përmend mjaft shumë veçanërisht kur Donaldi shprehi haptas pëlqimin që ka për Beatrixën.

Pas kësaj, Arbana Osmani i dha një mesazh ekrani duke u shprehur se e ndjen presionin që ka ajo.

Por, pavarësisht kësaj ajo tha se duhet të respektohet si vendimi i Borës ashtu dhe i Donaldit.

“Më vjen keq që një vajzë si Bora është futur në këtë situatë. Duhet të jetë një presion shumë i madh për të. Unë si grua e kuptoj shumë mirë dhe kam qenë një nga ato që ndjeja se mund të kishte një dashuri përrallash mes tyre, por asnjëri prej nesh nuk e di se çfarë do secili prej dy protagonistëve. Të gjithë ne që jemi jashtë duhet të respektojmë si Borën dhe Donaldin”, tha Arbana për Borën.

Ndryshe deri më tani nuk ka ndonjë sqarim nga Bora për këtë situatë./Insajderi.com