Donaldi shpalos detaje për lidhjen me Borën:Nuk jam ndjerë i vlerësuar

Donaldi shpalos detaje për lidhjen me Borën:Nuk jam ndjerë i vlerësuar

Aktori, Donald Veshaj po vazhdon që të jetë njëri ndër emrat më të komentuar në media gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ai u përfol në masë të madhe për lidhjen me moderatoren Bora Zemani, pavarësisht që i kishin ndarë rrugët muaj më parë.

E gjithë kjo pasi që në javën e parë ai pati një takim romantikë më të, madje dyshja kanë shkëmbyer edhe puthje në buzë.

Por, situata nuk shkojë mirë dhe dyshja u ndanë.

Këtë ndarje nuk janë duke e mirëkuptuar ende fansat e dyshes të cilët vetëm dy ditë më parë në ditëlindjen e prezantueses, Veshajt iu bë një befasi duke ia rikujtuar se çfarë datë ishte.

Në po atë ditë, ai bisedoi me banoren Egzona Rafuna teksa i tha se nuk është ndjerë i vlerësuar nga Bora.

I njëjti shtoi se personin duhet ta vlerësosh kur e ke afër e jo në momentin që largohesh prej tij.

Donaldi ndërkaq ka filluar një romancë të re dashurie me këngëtaren Beatrix Ramosaj. Dyshja janë deklaruar për njëri tjetrin dhe po e shijojnë romancën e tyre./Insajderi.com