Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar paraburgimin për reperin Feronit Shabani, i nohur si Fero, i cili sulmoi një person fizikisht.
Sipas njoftimit të gjykatës, është aprovuar kërkesa e e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Në njoftim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se me datë 24.07.2022 rreth orës 17:00, në Rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan, në rrugë dhe vend publik, i pandehuri pas një mosmarrëveshje të rastit me të dëmtuarin E. E.
Sipas njoftimit E.E ishte duke dëgjuar muzikë dhe ishte i ulur ne veturën VW Golf 6 ngjyrë e bardhë si pasagjerë kur u sulmua fizikisht nga reperi duke e goditur me grushte dhe shkelma disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, deri sa ndërhynë persona të tjerë të pranishëm për ta larguar të pandehurin.
Sipas gjykatës, Fero me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Kujtojmë që krejt kjo erdhi pasi që një video u bë virale në rrjete sociale ku shihej reperi duke sulmuar një person, ndërsa pas pak kohe disa kalimtarë intervenojnë që ta ndalin Feron./Insajderi.com