Anita Haradinaj ka vendosur që të largohet nga Dance Albania.
Ajo ka thënë se nuk e di nëse do të mund të rikthehet prapë, por që e ka shijuar shumë këtë spektakël.
“Mirë jam, mirë, thjesht nuk mund të kërcej më. E di që do ju mungojë paraqitja ime skenike jo aq sa vallëzimi im. Do bëj pushim dhe besoj sa t’i kalojë kjo, do rikthehem pastaj, ose nuk do rikthehem, nuk e di, varet nga gjithë gjendja. Gjërat e bukura zgjasin pak, prandaj ngelen të bukura. Unë e kam shijuar pa fund këtë spektakël. Do kisha vazhduar ta shijoj”, u shpreh ajo.
Ajo ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe ka thënë se do të i mungojnë të gjithë.
“Ju falënderoj të gjithëve. Falënderoj Verën, të falënderoj ty, falënderoj jurinë. Kemi kaluar momente shumë të bukura, do të më mungoni. Unë e kam pranuar këtë eksperiencë sepse ka qenë diçka ndryshe nga 23 vjetët e karrierës time në televizion, nga një profil totalisht ndryshe”.