Lajmi i javës së kaluar në lidhje me Avril Lavigne dhe konspiracionit se ajo kishte vdekur në vitin 2013, dhe ishte zëvendësuar me një vajzë që dukej si ajo, ka shtyrë njerëzit në internet të tallen me një shaka të ngjashme me Kylie Jenner.
“Konspiracion i ri: Kylie Jenner ka vdekur në vitin 2013 dhe është zëvendësuar me një klon që nuk duket fare si ajo.”
Kjo nuk është shakaja e parë që Jenner po tallet nga publiku. Për operacionet e saj plastike ka pasur reagime të ashpra, për shkak se ndërhyrjet e reja nuk i ngjajnë fare fytyrës saj reale.