Ushtrimi i çmendur i Yoga-s  

Ushtrimi i çmendur i Yoga-s  

Fenomeni i ri i cili është bërë i popullarizuar në rrjetet sociale është “Alien Yoga” për shkak të formës të cilën muskujt e barkut marrin gjatë ushtrimit.

Kjo jogë paraqet pjesën e ushtrimeve Nauli, të cilat paraqesin lëvizje të muskujve të barkut dhe nxjerrjen dhe marrjen alternative të frymës, transmeton Telegrafi.

Ushtrimi bëhet në mëngjes me bark të zbrazët apo së paku tri deri në katër orë pas ngrënies.

Ata të cilët e bëjnë këtë ushtrim hapin këmbët, përkulen përpara dhe me duar mbështetura në gjunjë.

Bëhet ashtu që nxirret ajri nga mushkëritë, stomaku tërhiqet brenda që të ngjitet për kurriz dhe pa marrë frymë lëvizen muskujt e barkut – një herë muskujt e anës së majtë pastaj ata të djathtë.

Këto lëvizje vështirë bëhen, mirëpo mund të zotohen. Është posaçërisht e mirë për personat të cilët vuajnë na kapsllëku dhe fryrja e stomakut.

Ekspertët tërheqin vërejtjen që këto ushtrime të bëhen në praninë e instruktorit të kualifikuar të jogës.