6 gjëra që duhet t’i dini për çajin e zi

6 gjëra që duhet t’i dini për çajin e zi

Çaji i zi është një nga çajërat më të konsumuar në botë. Ky çaj është i përgatitur nga gjethet e shkurreve të Camellia sinensis dhe është oksidant më i fortë se çaji gjelbër dhe i bardhë.

Çaji i zi ka përfitime të shumta shëndetësore dhe është mirë të konsumohet çdo ditë.

  1.  I mirë për shëndetin oral

Studimet e financuara nga Shoqata e Kërkimeve Shëndetësore të Tregtisë së Çajit, sugjerojnë se çaji i zi redukton formimin e pllakave si dhe kufizon rritjen e baktereve të cilat nxisin formimin e zgavrave të dhëmbëve dhe kalbjen dhëmbëve.

Polyphenolsi i gjetur në çaj të zi, vret bakteret që shkaktojnë zgavrën, pengon rritjen e enzimave bakteriale të cilat formojnë materialin ngjitës që lidh pllakën dhe dhëmbët.

  1. Forcon sistemin imunitar

Një sistem i fortë imunitar është i nevojshëm për luftimin e baktereve dhe viruseve që kanë potencial të shkaktojnë sëmundje, raporton the Life Hack.

Çaji i zi përmban substanca të quajtura “taninit”, të cilat kanë aftësinë për të luftuar viruse të tilla si gripin, hepatitin dhe ftohjen nga gripi. Një taninet i tillë ndihmon në shtypjen e tumoreve. Antigjenet alkilamine në çaj të zi ndihmojnë sistemin  imunitar.

Pirja e 3 deri në 4 gota çaj të zi çdo dite, ndihmon në uljen e inflamacionit dhe eliminon patogjenët e dëmshëm.

  1. Stimulon sistemin nervor dhe të trurit

Çaji i zi përmban sasi më të ulët të kafeinës sesa kafja. Sasitë e ulëta të kafeinës nxisin qarkullimit e gjakut në tru, pa ngarkuar zemrën dhe përmirëson përqendrimin mendor.

Amino acidi “L-theanine”, i gjetur në çajin e zi, mund t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe të përqendroheni plotësisht në obligimet tuaja.

Konsumi i 4 gotave të çajit të zi, çdo ditë për një muaj, ka ndihmuar në zvogëlimin e nivelit  hormonal të stresit, kortizolit.

Kafeina në çajin e zi rifreskon kujtesën tuaj dhe studimet kanë zbuluar se konsumi i rregullt mbron organizmin nga sëmundja e Parkinsonit.

  1. Eshtra më të shëndetshme

Komponentët e fuqishëm “phytochemicals” në çajin e zi ndihmojnë në forcimin e eshtrave dhe indit lidhës. Në fakt, hulumtimet kanë vërtetuar se njerëzit që konsumojnë çajin e zi  rregullisht, kanë eshtra relativisht më të shëndetshme.

  1. I ndihmon në tretjen e ushqimit

Taninet  në çajin e zi janë shumë të dobishme për tretje. Këto tanina ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve të stomakut dhe zorrëve duke pasur një efekt terapeutik tek ato.

  1. Ndihmon në humbje të peshës

Duke qenë ultra i ulët në natrium, yndyrë dhe kalori, çaji i zi është shumë i dobishëm për njerëzit që duan të humbin peshë dhe duan ta mbajnë një peshë ideale.

Kështu, çaji vepron si një zëvendësues efektiv për pije jo të shëndetshme si pijet e gazuara, duke parandaluar hyrjen e kalorive në organizëm.

Pijet që përmbajnë sasi më të larta yndyre, mund të shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse. Çaji i zi gjithashtu nxit aktivitetin e metabolizmit, në këtë mënyrë duke ndihmuar në humbjen e peshës. /Insajderi.com