Mijëra njerëz po pretendojnë se kanë marrë pjesë në koncertin e muajit të kaluar të Ariana Grandes në Mançester, në ditën e sulmit terrorist.
Kjo me qëllimin për të hyrë falas në një koncert bamirësie që mbahet të dielën. Lajmi konfirmohet nga shitësit e biletave Ticketmaster.
Njerëzve që morën pjesë në koncertin e 22 majit u janë ofruar bileta falas për shfaqjen e së dielës, ku Ariana Grande do të shfaqet përkrah emrave të tjerë të njohur të muzikës, përfshirë Robbie Williams, Little Mix, Take That, Katy Perry, Miley Cyrus dhe Justin Bieber.
Sipas “Ticketmaster” pothuajse dyfishi i numrit të njerëzve që morën pjesë në shfaqjen e 22 majit kanë aplikuar për bileta falas.
Siç thanë përfaqësues të Ticketmaster, “mjerisht, janë bërë mbi 10,000 aplikime për bileta falas nga persona mashtrues”./VOA