Një fans i pakënaqur i Justin Bieber ka gjuajtur me këpucë këngëtarin, pasi që ai kishte refuzuar të këndojë këngën “Despacito”, gjatë kësaj jave në festivalin “Summerburst” në Stokholm.
Javë më parë, në një klub nate në Nju Jork, Bieber nuk ka mundur të këndonte remixin e këngës së tij, “Despacito”. Këngëtari nga Kanada në video është kapur duke kënduar “blah blah blah”, në pjesën kur kënga është në spanjollisht.
“Nuk mund ta bëj,” i tha 23-vjeçar i pop turmës. “Nuk i di fjalët … Nuk mund ta bëj.”
Ky justifikim nuk e përmbushi të paktën një tifoz, i cili hodhi menjëherë këpucën e tij drejt këngëtarit.
“Mos më gjuani me gjëra, ju lutem”, u përgjigj Bieber, pasi i shpëtoi këpucës fluturuese. /Insajderi.com