Këngëtarja Elvana Gjata, një javë më parë kishte publikuar një video me metrazhe të shkurtër në llogarinë e saj të Instagram-it, me emrin “Identity”. Në video nuk kishte asnjë informatë tjetër përpos datës 14.06.2017, që supozohej nga fansat se do të jetë një këngë e re, më ndryshe së herave të tjera.
Më në fund kjo datë erdhi, dhe la të kuptojë fansat se këngëtarja është duke punuar me producent muzikor internacional. Madje, edhe realizimi i këngës është në gjuhën angleze.
Kënga vjen me titullin “Forever is Over”, nën produksionin e David Guetta.
“Identity” është vetëm një “intro” e një fillimi të ri për këngëtaren.
Gjata në këtë album ka bashkëpunuar me Poo bear, i cili është i njohur si producenti i Justin Bieber.