Këngëtarja shqiptare, Rita Ora ka mbetur e shokuar nga ngjarje e djeshme në Londër. Pasi një ndërtesë ishte kapluar nga flakët. Ajo ka shtuar se dëshiron të ndihmojë ish-fqinjët e saj dhe të gjithë të prekurit.
Përmes një postimi në Facebook, Rita Ora ka treguar se ajo ka qenë lagjja e saj dhe nuk ka besuar se çfarë ka ndodhur atje.
Po ashtu Ora ka shtuar se ajo ka qenë lagjja në të cilën kam luajtur dhe se do ta bënte të pa mundurën për t’iu ndihmuar atyre.
“Kjo është ish-lagja ime dhe nuk po mund të besoj se çfarë ka ndodhur. Lutjet e mia janë për të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi. Kam luajtur më herët në atë lagje. Dua të bëj të pamundurën për t’iu ndihmuar”, ka shkruar Rita Ora në “Facebook”.
Në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme një ndërtesë në Londër ishte kapluar nga flakët ku si pasojë e saj mbetën të vdekur 12 persona ndërsa 20 të tjerë të lënduar. /Insajderi.com