Shpesh, pajisjet tona elektronike fillojnë të dobësohen vetëm 6 muaj pasi i kemi blerë.
Dhe, në shumicën e rasteve, vetë ne jemi fajtorët. Ne nuk kujdesemi për detajet të cilat janë shumë të rëndësishme për këto pajisje teknologjike.
Mbushja e baterisë
Bateritë moderne me litium nuk kanë efekt në memorie, kështu që celularët, tabletët dhe laptopët duhet të rimbushen pa pritur që bateria e tyre të bie në zero. Arsyeja është se shumë prodhues e matin jetëgjatësinë e baterisë për nga numri i cikleve të shkarkimit.
Kështu, për ta rritur jetëgjatësinë e baterisë së pajisjes tuaj, duhet ta rimbushni më shpesh. Opsioni më i mirë është që ta mbushni sa herë që bateria bie në 10%-20%.
Evitoni mbushësit që “e mbushin shpejtë” pajisjen
Ja pse nuk është mirë të blini mbushës të lirë: nuk kanë kontrollues të brendshëm. Dhe gjithashtu, mos e mbushni pajisjen tuaj me kabllo USB dhe mbushës jo-nativ.
Një tjetër këshillë e dobishme: evitoni mbushësit e ashtuquajtur “ultra të shpejtë”, të cilët pretendojnë se e mbushin baterinë tuaj shumë shpejtë.
Kontrollimi i temperaturës
Kur përdorni laptopin, mos e vendosni atë në gjunjë ose në shtrat. Hapjet e ajrosjes së pajisjes duhet të mbeten të paprekura në mënyrë që të evitohet mbinxehja. Zgjidhja ideale është që të përdorni mbajtës special për laptop.