
Prodigy, reperi i njohur amerikan që ndërroi jetë të martën, dyshohet se është ngulfatur përderisa ishte duke ngrënë vezë, njofton Mirror.
Artisti 42 vjeçar i grupit Mobb Deep po trajtohej në spital nga një sëmundje e rrallë e dobësimit të qelizave, por mjekët dyshojnë se ngufatja me vezë mund të ketë ndihmuar në vdekjen e tij. Megjithatë, një gjë e tillë mbetet ende për t’u konfirmuar.
Shumë fansa kanë shprehur tronditjet e tyre për vdekjen e reperit. Reperi Prodigy ishte pjesë e Mobb Deep së bashku me Havoc, emri i të cilit është Kejuan Muchita./Insajderi.com