Barack Obama bashkë me familjen e tij po shijojnë pushimet në Indonezi, duke bërë rafting dhe duke vizituar tempuj.
Ish-presidenti amerikan, bashkë me gruan dhe dy vajzat e tij vizituan një tempull të lashtë budist në ishullin Bali.
Obama kur ishte fëmijë kishte qëndruar 4 vjet në Indonezi.
Ai u zhvendos aty kur ishte gjashtë vjeçar, pasi nëna e tij ishte martuar me një burrë indonezian, pas ndarjes babanë e tij kenian.