Bebe Rexha për pushime në Shqipëri

Bebe Rexha për pushime në Shqipëri

Bebe Rexha, artistja shqiptare e cila tashmë ka arritur të krijojë karrierë muzikore në botë, këto ditë është parë për pushime në bregdetin e Greqisë. Krejt afër Shqipërisë, ajo nuk ka mundur t’i rezistojë vendlindjes duke u kthyer për një vizitë edhe në Shqipëri.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë artistja duke e publikuar një fotografi në Instastory, ku shfaqet përkrah familjarëve të saj teksa shijon natyrën e bukur të Shqipërisë, shkruan KultPlus.

“Duke shijuar mëngjesin në Shqipërinë e bukur”, shkruan ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Bebe Rexha është një ndër artistet shqiptare e cila ndonëse me karrierë në botë, asnjëherë nuk e harron vendlindjen dhe gjithmonë shprehet krenare për prejardhjen e saj.