Piloti spanjoll i Formula 1, Fernando Alonso, vetëm pak kohë pas ndarjes nga ish e fejuara e tij - prezantuesja televizive Sara Alvarez - ka nisur një lidhje me një modelen ruse Viki Odinctova.
Dy herë kampioni i botës ka nisur një histori me modelen brune, e cila është zhvendosur në rezidencën private të pilotit në Dubai.
Piloti spanjoll mungoi në Bahrein për shkak të aksidentit të pësuar në Australi, por është i bindur se do të mund të garojë në Çmimin e Madh të Kinës.