Pas dy vitesh pushimi më në fund Cyrus tregon datën e albumit të ri

Pas dy vitesh pushimi më në fund Cyrus tregon datën e albumit të ri

Këngëtarja e famshme amerikane, Miley Cyrus, pas dy vitesh pushimi nga albumi i fundit, në shtator e këtij viti  sjellë albumin e saj më të ri.

Lajmin për albumin e ri e bëri të ditur vet këngëtarja, në një intervistë të realizuar së fundmi me revistën ‘Harper’s Bazaar’, ku tha se albumi të cilin do ta lansojë me 29 shtator është shumë ndryshe nga albumi i saj i fundit nga viti 2015 me titull ‘Miley Cyrus & Her Dead Petz’.

“Unë tani ndihem shumë më ndryshe se sa ai person që kam qenë në atë kohë. Tani dua që edhe njerëzit të shohin se kush jam unë tash. Nuk po them se në kohën kur e kam sjellë albumin e pestë nuk kam qenë vetvetja, por se kam ndryshuar shumë”, ka thënë Miley.

Dy muaj më parë Miley Cyrus publikoi me videoklip edhe singlin e saj ‘Malibu’, me të cilin ka marrë afër 250 milionë klikime në YouTube./Insajderi.com