Dua Lipa publikon datat e turneut evropian

Dua Lipa publikon datat e turneut evropian

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka njoftuar sot për datat e turneut të saj evropian, që pritet të fillojë këtë muaj.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka konfirmuar se turneun do ta nisë në Brighton më 5 tetor, për të vazhduar edhe në disa qytete tjera britanike.

Atë do ta shoqërojnë edhe grupi “off bloom” si dhe Grace Carter.

“Shumë e emocionuar që miqtë e mi ‘off bloom dhe Grace Carter do të jenë me mua në turneun evropian. Shihemi së shpejti”, ka shkruar Dua Lipa.