Shoqet e Rita Orës në Kosovë komentojnë “lidhjen” e Rites me Jay-Z

Shoqet e Rita Orës në Kosovë komentojnë “lidhjen” e Rites me Jay-Z

Gazeta Daily Mail ka publikuar një shkrim të gjatë për këngëtaren Rita Ora. Gazetarja britanike ka qëndruar në Kosovë ku ka biseduar me kushërinjtë e saj të cilët kanë treguar për fëmijërinë e Ritës, familjen dhe gjyshin e saj regjisorin Besnik Sahatçiu. Po ashtu shkrimi flet edhe për largimin e familjes nga Kosova gjatë viteve të okupimit. Por, në qendër të artikullit është afera e saj me producentin Jay –Z, i cili është edhe bashkëshorti i Beyonce. Natyrisht, kushërinjtë e Ritës e kanë mohuar këtë aferë me Jay Z, duke thënë se gjitha këto thashetheme vijnë me famën që ka ajo.

Daily Mail” shkruan se Rita, që tani është sensacion dhe një milionere, është në qendër të spekulimeve në mediet ndërkombëtare, ndërsa kushërirat e saj Dorotea e Donjeta jetojnë akoma në një “territor të brishtë dhe kontrovers politik në Ballkan”.

Por, me kalimin e viteve Donjeta dhe motra e saj tash e ca vite kanë humbur kontaktet me Rita Orën.

Donjeta në rrëfimin për “Daily Mail” ka treguar se si i kishte lutur rojet e sigurimit në “X Factor”, ku Rita ishte në juri, vetëm që të mund të futej brenda për të parë kushërirën e saj. Ajo nuk pati mundësi të fliste me këngëtaren e famshme, por arriti të bënte fotografi nga ulësja e saj si çdo fans tjetër.

Pavarësisht disantacës, 23vjecarja ka thënë se është shumë krenare me kushërirën e saj dhe ende ka kujtime prej kohës së fundit kur kishin kontakte.

“Pas luftës, e dinim që Rita dhe familja e saj po jetonin në Londër dhe kur erdhën ishin shumë të lumtura që i shihnim – edhe pse ajo nuk ishte e famshme. Isha shumë e vogël dhe ajo nuk ishte e famshme, por mezi prisja ta takoja – nuk e di përse, por po vdisja që ta shihja. Rita pavarësisht se mund të kishte të gjitha problemet e botës, ajo përsëri do të buzëqeshte”, ka thënë ajo për “MailOnline”,

Të pyetur në lidhje me aferën e saj me Jay-Z, babai i vajzave Donjeta dhe Dorotea, Valdeti, ka thënë se këto ‘thashetheme’ janë pjesë përbërëse e jetës që ajo e bënë dhe vijnë së bashku me famën.

“Ajo e respekton shumë Beyonce dhe Jay Z”- kështu e kam lexuar në Twitter ka thënë ajo.

“Daily Mail” ka publikuar edhe fotografi nga takimet e Ritës me kushërirat nga Kosova në vitin 2001, atëkohë kur Rita ishte gati 11 vjeçare./Insajderi.com