Tendencat e fundit të modës për meshkujt, do t’ju kthejnë pas në vitet ’70

Tendencat e fundit të modës për meshkujt, do t’ju kthejnë pas në vitet ’70

Kur flasim për tendencat e fundit të modës, gjithmonë na shkon mendja tek gjinia e femrave por dhe meshkujt kanë vërtetuar se edhe ata i ndjekin stilet dhe trendet që janë më në modë. Për këtë vit të gjithë çunat ‘fashion’ duhet të kthehen pak mbrapa në kohë, pikërisht në vitet 70’ pasi tendenca e atyre viteve do rikthehet fuqishëm këtë vit.

Nuancat  e kafes, kamoshi dhe kuadrati dhe rrobat me prerje pak më të gjera janë gjithçka që ju duhet meshkujve për këtë dimër.

Rezultatet më të mira duket sikur vijnë nga ngjyra kafe dhe kjo jo vetëm në njërin element të veshjes, por e gjithë veshja. Këtë trend po e sjell Gucci që mban famën e çmendurisë së viteve 70, por edhe firma të mëdha italiane si Ermenegildo Zegna, Canali apo Brunello Cucinelli.

Ngjyra më provokative e këtij sezoni është ngjyra portokalli, të cilën po e sjellin shtëpi mode shumë prestigjoze si Dior Homme, Givenchy, Etro, Marni dhe Ports 1961. Kështu që të rinjtë më modernë do jenë duke veshur xhaketa ose pantallona portokalli, ndërsa ata më guximtarët do zgjedhin gjithë veshjen me këtë ngjyrë. Megjithatë, kompanitë e prodhimit në masë po tentojnë të nxjerrin pulovra apo këmisha portokalli, thjeshtë për t’i dhënë pak ngjyrë veshjeve dimërore.

Dallojmë prerje më të gjera sidomos në xhaketa, duke lënë pas kështu modën e viteve 2000. Këtë trend e sjell H&M, Paul Smith, etj.

Hiqini pantallonat me bel të ulët. Trendi i ri vjen me bel të lartë dhe për trup ndërsa poshtë pantallonat janë më të lirshme e më të gjera. Kështu të paktën mendojnë Zegna, Louis Vuitton, Marni, Topman apo Zara të cilët kanë futur këtë detaj në koleksionet e tyre.

Këtu kemi një detaj të veçantë ku jo vetëm materiali ka rëndësi por edhe ngjyra. Për shembull Giorgio Armani apo Hermes synojnë te nuancat e vishnjes, blusë apo grisë. / Bota.al