Tri qytetet zvicerane renditen në vendet 4, 5 dhe 6. Gjeneva ndodhet në vendin e katërt, duke u pasur nga Berna, Cyrihu
Uebsajti “Travelbird”, ka bërë një renditje me 15 qytetet më miqësore në botë, sipas niveleve të lumturisë, mikpritjes, sigurisë dhe trajtimit të turistëve, ku kishte mjaft befasi në këtë listë, shkruan “Daily Mail”.
Në këtë listë kishte rënie të Australisë me dy qytetet e saj, Sidnei dhe Melburn. Australianët janë të njohur në mbarë botën për mirëdashjen dhe natyrën e tyre, por duket se turistët nuk ishin të impresionuar në këto dy qytete, përcjell albinfo.ch.
Ekspertët e udhëtimit dhe turistët që kanë udhëtuar në botë, kanë dhënë verdiktet e tyre për çdo qytet që kanë vizituar, derisa si vendin më të mirë kanë zgjedhur Oslon e Norvegjisë.
Pas Oslos, është Kopenhaga e Danimarkës, ndërsa Reikjaviku i Islandës në vendin e tretë.
Tri qytetet zvicerane renditen në vendet 4, 5 dhe 6. Gjeneva ndodhet në vendin e katërt, duke u pasur nga Berna, Cyrihu, pastaj Helsinki, Roterdami, Amsterdami dhe Toronto e mbyll top-10.
Qytetet
- Oslo, Norvegji
- Kopenhaga, Danimarkë
- Reikjavik, Islandë
- Gjeneva, Zvicër
- Berna, Zvicër
- Cyrih, Zvicër
- Helsinki, Finlandë
- Roterdam, Holandë
- Amsterdam, Holandë
- Toronto, Kanada
- Auckland, Zelandë e Re
- Melburn, Australi
- Stokholm, Suedi
- Gotenburg, Suedi
- Sidnei, Australi