Rikthehet “Superman”, por këtë herë pak më ndryshe

Rikthehet “Superman”, por këtë herë pak më ndryshe

Para disa kohësh është publikuar filmi më i shumëpritur nga audienca, “Justice League”, dhe të gjithë  fansat e DC zyrtarisht mund të mirëpresin rikthimin e Henry Cavill në rolin e Superman.

Por çfarë planesh ka për të ardhmen aktori dhe Njeriu i Hekurt në ekran?

Cavill bëri të ditur se ka nënshkruar një kontratë për të paktën një film të ri të superheroit në DCEU.

“Ekziston një mundësi e mrekullueshme për të treguar historinë e Superman. Tani ka një mundësi fantastike për të treguar Njeriun e Hekurt në të gjithë format e tij, duke u bazuar në një histori komplekse dhe që ka një ndjesi shprese dhe lumturie”, deklaroi Cavill.