Rita Ora niset për Kosovë – paralajmëron një befasi “super të madhe”

Rita Ora niset për Kosovë – paralajmëron një befasi “super të madhe”

Me tinguj të muzikës popullore shqipe, këngëtarja kosovare Rita Ora ka ndarë një mesazh me rastin e ardhjes së saj në Kosovë për të shënuar 10 vjetorin e Pavarësisë me një koncert madhështor.

”Vendlindja ime KOSOVO! Unë po kthehem në shtëpi !!! Këtu është mesazhi im për ju! Nuk mund të pres që të vij dhe të bëj një koncert falas për të gjithë ju në Prishtinë në sheshin e nënës Terezë! Të them të drejtën në zemër të qytetit !! Për të festuar përvjetorin tonë të 10-të të Pavarësisë! Jam kaq krenare që kam lindur në Prishtinë dhe kam mundësi të vij dhe të jem si ambasadore dhe mike! Le ta bëjmë këtë!! Shihemi të gjithë të shtunën!”