Katy Perry dhe aktori Bloom sërish shihen së bashku

Katy Perry dhe aktori Bloom sërish shihen së bashku

Këngëtarja Katy Perry dhe aktori Orlando Bloom kohet e fundit janë parë shumë afër njëri-tjetrit.

Duket se marrëdhënia e tyre dita-ditës po bëhet me e fuqishme.

Nga këto takime të shpeshta të dy artistëve, në këtë mënyrë ata janë duke konfirmuar  të gjithë zërat që qarkullojnë për një lidhje të mundshme.

Sipas burimeve të revistës “People”, Orlando është i vendosur të krijojë një lidhje serioze me këngëtaren, pasi raportohet që ajo ka takuar djalin e tij 5-vjeçar, Flynn.

Këngëtarja 31-vjeç dhe aktori  39-vjeç, janë parë disa herë me njëri-tjetrin muajin e fundit, ku gjithashtu ishin të pranishëm në një festë të organizuar në shtëpinë e aktorit Robert Downey Jr./insajderi