Dua Lipa krenare me gjyshin e saj

Dua Lipa krenare me gjyshin e saj

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa e cila në vazhdimëshi tregon për prejardhjen e saj, kësaj here ka treguar pak histori që lidhet edhe me gjyshin e saj.

Seit Lipa, ka ka qenë shef i Institutit të Historisë së Kosovës, ndërmjet viteve 1990- 1995 dhe për të cilin Dua shkruan në Insatagram se ndihet krenare me të.

”Gjyshi im Seit Lipa ishte shefi i Institutit të Historisë së Kosovës, midis viteve 1990-1995. Dëshiroj të tregoj historinë tonë dhe nga jemi, nga është gjakun jonë dhe përpiqem t’u tregoj njerëzve kudo që të shkoj dhe në çdo intervistë që jam nga Kosova”, shkroi Lipa.

Ajo historinë e Kosovës e konsideroi interesante.

Kemi një histori shumë interesante, që mësoj nga pak më shumë çdoherë. Kohët e fundit doli një artikull për punën e gjyshit tim dhe më bëri të ndihesha krenare, kështu që dëshiroja ta ndaja këtë moment të vogël me të gjithë ju”, ka shkruar Dua krahas fotografisë së publikuar në Instagram.