Rita Ora momentalisht është duke qëndruar në Berlin, në festivalin “ECHO Music Awards”.

Këngëtarja kosovare me famë botërore, ka performuar në skenë një nga hitet e saj më të dëgjuara “For You”, që e ka në bashkëpunim me Liam Payne, shkruan Indeksonline.

Veshur bardhë e zi, këngëtarja ka mahnitur të pranishmit teksa ka shkëlqyer me paraqitjen e saj skenike dhe bukurinë e saj.