Gjikos i dalin përsëri probleme rreth skandalit me peshkaqen

Gjikos i dalin përsëri probleme rreth skandalit me peshkaqen

Reperit Gjiko i ka dalur edhe një problem i ri, lidhur me videon që bëri xhiron e botës derisa ai ishte duke e nxjerr peshkaqenin nga deti. Instruktori zhytës që e bëri të mundur fshirjen e videos nga Facebook po kërkon sqarime nga Gjiko përsëri.

Shaff Naeem, një instruktor zhytës profesionist, ka publikuar përsëri videon e Gjikos, ai tani e ka marrë shumë seriozisht këtë dhe ka treguar se arsyeja që po e bënë këtë është se nga reperi nuk i ka ardhur asnjë video mesazh, ku kërkohet vetëdisimin për mbrojtjen e këtij peshkaqeni të rrallë në Maldive.

“Mirë e hoqa këtë video pasi Gjiko kërkoi falje dhe tha se do të më mbështesë për të ndihmuar në krijimin e vetëdijes dhe mborjtjen e peshkaqenëve. Pasi u hoq video, ai asnjëherë nuk iu përgjigj asnjë mesazhi. John Thet madje i dha atij mundësinë për të marrë pjesë në hapjen e ADEX2018 dhe për të dhënë një bisedë apo një mesazh video, për të cilën ai kurrë nuk u përgjigj.Mendoj se është koha që ai të dijë se jam serioz për gjërat. Pra, zonja dhe zotëri këtu është GJIKO duke peshkuar një peshkaqen Blacktip Reef dhe duke e hedhur atë në rërë “ tha Naeem.

Gjiko e festoi ditëlindjen e tij në Maldive së bashku me të dashurën e tij Elita Rudi, ai gjatë kësaj kohe filloi të peshkonte në plazh, ku nxjerri një peshkaqen nga deti duke e mos e ditur që në Maldive kjo specie është e mbrojtur me ligj, dhe gjuetia e tij dhe nxjerrja nga deti qoftë edhe për të bërë foto është e ndalur me ligj.