Insekti i ri emërohet sipas aktorit Leonardo DiCaprio

Insekti i ri emërohet sipas aktorit Leonardo DiCaprio

Një insekt i ri është emëruar sipas aktorit të njohur Leonardo DiCaprio, raporton The Guardian.

Insekti i vogël i zi, i cili ka një kokë pjesërisht të anuluar dhe sy të spikatur, u emërua sipas yllit të Titanikut dhe Revenantit për shkak të aktivizmit të DiCaprios për mjedisin, transmeton Koha.net.

Shkencëtarët që morën pjesë në një ekspeditë në pellgun Maliau të Borneos, gjetën insektin e parë “Grouellinus leonardodicaprioi” nga një rrjedhë e cekët rreth një kilometër mbi nivelin e detit.

Kjo nuk është hera e parë që një insekt emërohet sipas një personaliteti të njohur, pasi emra të tillë i janë dhënë sipas Arnold Schëarzeneggerit, Donald Trumpit, Kate Winsletit, George W Bushit, Bill Clintonit dhe Adolf Hitlerit.

“Në këtë rast nuk e emëruam insektin për shkak se dukej i Leonardo DiCaprio”, është shprehur Iva Njunjiq nga Ekspedita Taxon. “Ne donim të tregonim se edhe krijesa më e vogël është shumë e rëndësishme, siç është ky insekt për të cilin askush nuk dinte asgjë”.