
Këngëtarja shqiptar e njohur për publikun si BabyGee, po pretendon është sulmuar fizikisht nga Bleta Gashi.
Ajo ka publikuar një fotografi pas rrahjes me Bleta Gashin, ku shihen lëndimet e saj në fytyrë. E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Dubai.
Por Gashi ka një version tjetër për dallim nga ajo çfarë po pretendon këngëtarja. Ajo në Instagram ka shkruar se ajo nuk do ta godiste askënd nëse dikush nuk e goditë atë në fillim.
Ka thënë se është turp për këngëtaren që po paraqitet si viktimë para mediave.
“Unë nuk e kuptoj se si njerëzit mund të gënjejnë dhe të luajnë rolin e viktimës. Unë kurrë nuk do të mund të godisja askënd nëse dikush nuk më godet e para dhe unë nuk kam arsyeja të xhelozoj ju. Ju jeni e pasjellshme para meje dhe para familjes dhe dalja para mediave si viktimë është turp për ty Baby G”, ka thënë ajo.
“Baby G unë nuk dua të flas shumë për ty se çfarë personi je. Të gjithë e dinë çfarë aktore je dhe e vërteta do të dal së shpejti në shesh. Ti mund t’i gënjesh të tjerët por jo edhe zotin që është gjithkund”, ka shkruar ajo.