Chris Brown ‘vë në flak’ Durrësin [Video]

Chris Brown ‘vë në flak’ Durrësin [Video]

Këngëtari me famë ndërkombëtare, Chris Brown, dje ka mbajtur koncert në qytetin shqiptar të Durrësit, ku shënohet edhe hera e parë e ardhjes së tij në tokën shqiptare.

Padyshim që lajmi për ardhjen e tij ka bërë jehonë të madhe mediatike, ku ajo u pasqyrua edhe dje nga numri i madh i njerëzve që ishin prezent.

Nga videot e realizuara pikërisht nga ambientet e brendshme gjatë këtij koncerti, duket se atmosfera ka qenë mbi nivel dhe e gjitha kjo falë artistit Brown. /Insajderi.com