‘Fluturojnë’ klikimet për këngën e re të Noizyt “Toto”

‘Fluturojnë’ klikimet për këngën e re të Noizyt “Toto”

Kënga më e re e reperit nga Shqipëria, Noizyt është “Toto”, në bashkëpunim me reperin gjerman Raf Camora.

Kjo këngë u prit mjaft mirë nga publiku ku për një ditë ka arritur të kap milionëshin e parë në Youtube.

Pjesë e kësaj kënge ritmike është edhe modelja seksi nga Shqipëria, Oriola Marashi e cila është mike shumë e afërt e Noizyt.

Me siguri që edhe paraqitja e ‘zjarrtë’ e Oriolës ka bërë që njerëzit të pëlqejnë dhe dëgjojnë këngën e sapo lansuar.

Duhet theksuar se Noizy për një periudhë të shkurtër kohore ka publikuar katër projekte që mund të cilësohen të suksesshme në bazë të klikimeve që kanë.

Noizy feat. Raf Camora – Toto