Prindërit i dhanë sallatë për të ngrënë, ai ua thirri policinë

Prindërit i dhanë sallatë për të ngrënë, ai ua thirri policinë

Një djalë 12 vjeçar ka telefonuar dy herë policinë për t’u ankuar se prindërit e tij i kishin dhënë për të ngrënë sallatë.

Policia në qytetin e Halifax, Nova Scotia në Britani të Madhe mori telefonatën në orën 22:00 nga fëmija i zemëruar për ushëimin që i ishte dhënë për të ngrënë.

“Fëmija ishte i mërzitur”, tha policia.

Por djali i telefonoi përsëri duke i thënë se ishte ‘shumë i pakënaqur me përbërësit në sallatë’.

Hutchinson tha se prindërit e djalit nuk ishin të impresionuar kur kuptuan se i kishte sjellë policinë në derën e shtëpisë.

Policia kërkoi që numri 911 të përdorej në mënyrë korrekte dhe se djali nuk do të gjobitet për telefonatat.