Samantha Markle ka ‘goditur’ motrën e saj Meghan Markle, duke thënë se Princ Harry duhet të ishte martuar me ish’in e tij, Cressida Bonas.
Me anë të një postimi në Twitter, Samantha e ka etiketuar Dukeshën e Sussex si ‘Dukesha e Nonsense” dhe se princeshë Diana do ndihej e turpëruar nëse do ishte gjallë.
Ajo gjithashtu akuzoi Princin Harry se u përul para gruas së tij të re dhe e emëroi atë një njeri të dobët.
“Harry është një njeri i dobët që lejoi Dukeshën e Nonsense të nëpërkëmbë njerëzit që e rrethojnë, sidomos familjen e saj”, shkruan Samantha.
Meghan dhe gjysmë-motra e saj Samantha nuk kanë folur për vite. Kjo e fundit gjithmonë e ka kritikuar aktoren.