Diona Fona është ndër artistet e reja më të pëlqyera në vend që po shkon me hapa të sigurt drejt sukseseve të mëdha.
Ajo ka të publikuar në tregun muzikor shqiptar disa këngë, të cilat të cilat janë pritur mirë nga publiku.
Fona gjatë ditës së sotme do të sjell këngën më të re që do të jetë ritmike, si këngët e tjera që ka fituar zemrat e publikut.
Kënga është realizuar nga “Redbox Entertainment” gjersa për “beat” është përkujdesur Granit Dërguti.
Ndër këngët më të suksesshme të saj, duket të jetë kënga “Haverat”, e cila deri më tani është shikuar mbi 6.2 milionë herë në YouTube.