Luana Vjollca zbulon tatuazhin në zonën intime

Luana Vjollca zbulon tatuazhin në zonën intime

Moderatorja shqiptare e cila qe një kohë i është futur muzikës, Luana Vjollca qe disa ditë po i shijon pushimet në Itali.

Ajo për pothuajse çdo ditë po i mbanë të informuar ndjekësit e saj të shumtë në numër, për çdo hap që po e bënë.

Kësaj here, Luana e ka bërë publike një fotografi ku shihet e veshur në rroba banjo me ngjyrë të zezë cepat e të cilave ishin si dekor shtesë e që bën që ajo të dukej edhe më tërheqëse.

Luana Vjollca [instagram]

Duke i vënë në fokus këmbët e gjata dhe format e bujshme trupore, Luana ka nxjerrë në pah edhe një detaj që asnjëherë më parë s’na ka rastisur ta shohim.

Ajo ka një tatuazh tek fundi i barkut shumë afër pjesës intime. Ndonëse ka treguar një pjesë shumë të vogël të saj ajo që vërehet janë tri yje të vogla të cilat qëndrojnë shumë pranë njëra tjetrës. Me sa duket Luana e ka bërë publik këtë imazh për të tërhequr vëmendje siç bënë shpesh herë.

© Luana Vjollca [instagram]

Theksojmë që Luana një ditë më parë i ka befasuar ndjekësit e saj me paraqitjen që ka bërë.

Me një grim të lehtë, ajo ka dhënë një paraqitje ‘të frikshme’ me flokët e shkarravitura të cilat ta japin ndjesinë sikur ta kishin rrahur. Duke bërë selfie nga një anije ajo nuk ka harrura t’u tregoj dashamirëve të shumtë se i do.

P.s, Ju dua të gjithëve” – ka qenë përshkrimi që këngëtarja i ka vënë imazhit të publikuar. Theksojmë që Luana ka pak kohë që ka sjellë projektin e ri muzikorë “Mi dhe flakë mallit tim” që është bashkëpunim i kësaj të fundit me këngëtarin, Bujar Qamili.Kjo këngë deri më tani në YouTube ka arritur të grumbullojë më shumë se 6.7 milionë shikime.

E përcjellë me melodi të lehta verore dhe me një klip i cili po ashtu përmban skena verore e gazmore, kjo këngë po i shijon sukseset pavarësisht konkurrencës së madhe të kohëve të fundit nga artistët e shumtë.