Anëtarja më e re e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gashi, dikur kishte qenë një pop këngëtare e skenës së muzikës kosovare.
“Ti largohu”, ishte njëra ndër këngët e dikurshme të Gashit, e cila që nga sot do të jetë pjesë e partisë së Albin Kurtit, shkruan Insajderi.
Anëtarsimi i saj në VV, e ka gëzuar kryetarin e kësaj partie, Albin Kurtin, i cili ka thënë se kjo është vlerë dhe vlerësim për Vetëvendosjen.
“Sot na u bashkua në Lëvizjen tonë, Donika Gashi, poete dhe qytetare prishtinase. Anëtarësimi i Donikës është vlerë dhe vlerësim për VETËVENDOSJE!-n. Na presin shumë punë bashkë, sidomos për rininë dhe artin e kulturën në vendin tonë”, ka shkruar Kurti.
Kurse, Donika Gashi, në njoftimin për anëtarësim në Vetëvendosje, ka thënë se fjala e Albin Kurtit: “Është nder t’i shërbesh popullit shqiptar”, e ka shtyrë që të ketë besim dhe bindje për të qenë pjesë e partisë së Kurtit.
“Është nder t’i shërbesh popullit shqiptar” – thotë Albin Kurti. Me këtë besim dhe bindje i bashkohem sot Lëvizjes VETËVENDOSJE! Për të dhënë më të mirën e mundshme nga vetja në rrugëtimin tonë të përbashkët!”, ka shkruar Gashi./Insajderi.com