Reperi i hitit “Paris Milano”, Getoar Selimi i njohur me emrin Ghetto Geasy mbrëmjen e sotme ka publikuar një video ku shihet duke i dhënë makinës teksa e shoqërojnë forca të shumta policie.
Getoari njofton se ndjekja e policisë është bërë para dhe pas koncertit.
Siç duket reperi ka qenë me vonesë dhe është dashur ndërhyrja e policisë për t’i hapur rrugën, shkruan Xing.
Kujtojmë që Getoari kohët e fundit nuk i ka pasur punët mirë me ligjin, mjafton të kujtojmë që vitin e kaluar ai u vendos në kërkim nga policia pasi nuk u paraqit në gjykatë për të dëshmuar lidhur me çështjen e sulmimit të Ledri Vulës nga disa persona.