![Era Istrefi e bëri “shqiponjën” në finalen e Kupës së Botës](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2018/07/ere-730x440.jpg)
Era Istrefi ka bërë një performancën mbresëlënëse në prag të finales së Kampionatit Botëror në Luzhniki Stadium në Rusi.
Këngëtarja nga Kosova së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith e kanë interpretuar himnin e ‘Kampionatit Botëror 2018’, “Live It Up”.
Por, pas përfundimit të performancës së saj në terren, Era Istrefi ka realizuar simbolin e shqiponjës dykrenare me duar teksa po e shikonte ndeshjen nga tribuna.
Kjo vërehet në një fotografi të Erës që është publikuar në rrjetet sociale. /Insajderi.com